Krujë

Arrestohet 33-vjeçari nga Kruja pasi vendosi tre herë lëndë eksploduese para një dere të mobilerisë

Një 33-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi kishte vendosur tritol tre herë në një mobiler.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024. Nga shpërthimet ka pasë vetëm dëme të pjesshme materiale”.

“Sekuestrohen dy automjete dhe dy celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: