Arrestohen tre shqiptarë, iu gjetën nëntë pako me heroinë

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 2.5 kg heroinë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Artës.

9 pakot e heroinës, pesha e saktë e të cilave ishte 2 kg 402 gram, u gjetën të fshehura në tubacinin e vjetër të ujërave të zeza, shkruan media greke epirustPost.

Shqiptarët përkatësisht të moshave 29, 40 dhe 42-vjeç ishin përgjegjës për fshehjen dhe trafikimin e drogës.

Gjithashtu policia u sekuestroi 2 makina, 4 celulare dhe 700 euro.