arrestim

Arrestohen për prostitucion në Prizren një burrë nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë dhe një grua, e cila është shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

I njëjti ka rekomanduar lirimin e tyre.

Rasti është dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë.