Dje u gjuajt me armë një i ri që ndërroi jetë sot në orët e para të ditës.

Viktima u konfirmua nga policia si Lekë Bulliqi, 17 vjeçar, shkruan Ballkani.info.

Zëndhënsja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti tha për Ballkani.info se PK-ës ka kryer sot një aksion që rezultojë të jetë i suksesshëm, aksion në të cilin u arrestuan katër persona :

E.I 19 vjeç dhe E.M poashtu 19 vjeç, janë rënduar me dyshimin për vrasje të rënde, derisa P.I 18 vjeç dhe L.B 20 vjeç, ngarkohen me veprën  penale dhënie e ndihmës kryerësve të veprës./Ballkani.info/