Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë.

Të njëjtit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në një lokal, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 11 fishekë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka treguar se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.