Arrestohen dy anëtarë të “Plisave” në stadiumin “Air Albania”

Dy anëtarë të tifogrupit “Plisat” nga Prishtina janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë pas përleshjes me tifozët italianë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e tifogrupit prishtinas në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Grupi i tifozëve kryeqytetas kanë njoftuar gjithashtu se pas arrestimit të anëtarëve janë larguar nga stadiumi para kohës.

“Të pamposhtur në tribuna. Plisat largohemi nga shkallët e “Air Albania”, pasi arrestohen dy anëtarët tonë. Fitore në Tiranë”, thuhet në njoftim.