Me datën 13 mars 2020 Qeveria e Kosovës ka nxjerre vendim për marrjen e masave shtese pas konfirmimit te rasteve pozitive me Corona Virus Covit 19. 

Qe nga data 14 Mars 2020 e deri me sot kemi arrestuar 9 persona për dyshimin se kane kryer veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” dhe “mosrespektim i urdhrave te personave zyrtar”.

Personat e arrestuar kane te bëjnë me largim nga zona e caktuar si zonë ne karantinë (izolim), mosrespektim i vendimit te qeverisë ne lidhje me mos mbylljen e lokaleve, restoranteve apo bareve si dhe organizim i ahengut (Dasmës), njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa, sot gjate ditës kemi shoqëruar për tu intervistuar ne stacionin e Policisë ne Peje dhe Kline dy persona, njeri për mosrespektim te urdhrave te Policit për tentim hyrje ne zonën nen karantinë (izolim) ne Kline, ndërsa tjetri për postim te lajmërimit te rrejshëm ne facebook ne Peje.

Pas intervistimit me urdhër te Prokurorit te Shtetit të njëjtit lirohen ne procedure te rregullt. Apelojmë  tek qytetaret qe te respektojnë vendimet  e Qeveris,  Udhëzimet qe vijnë nga ta si dhe urdhrat e zyrtarëve Policor te cilët gjinden ne rruge sot për te mirën e qytetareve.