Arrestohen 4 persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 10000 franga zvicerane të falsifikuara

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër (4) persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë:

• R.S. lindur me 1963, m/sh/k,

• A.S. lindur me 1975, m/sh/k,

• Y.B. lindur me 1983, m/sh/k dhe

• M.F. lindur me 1976, m/sh/k.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 (pesë) franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është:

1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane,
8 x2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe
vetura e përdorur në rast.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.