Arrestohen 14 tifozë të Dinamo Zagrebit në Milano, iu gjetën thika e shkopinj

Policia në Milano arrestoi 14 tifozë kroatë, të cilët u kontrolluan dhe gjetën bomba tymi, shkopinj teleskopik dhe disa thika, raporton Gazzetta dello Sport, transmeton Demokracia.com.

Rreth katër mijë tifozë të Dinamos ndodhen në Milano për ndeshjen e sotme të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve e cila fillon në orën 18:45.

Një pjesë e tifozëve janë tashmë para stadiumit, por pjesa më e madhe e tyre janë mbledhur pranë Piazza Sempione, nga ku planifikojnë të shkojnë në San Siro në një kortezh rreth orës 15:00, njoftojnë mediat kroate.

Ata monitorohen gjatë gjithë kohës nga policia dhe madje edhe një njësi e vogël ushtarake për të parandaluar çdo trazirë siç bëri BBB kur vizitoi të njëjtin klub në vitin 2000.