Arrestohen 12 tifozë të Juventusit nën akuzat për sulme të planifikuara

Autoritet italiane kanë konfirmuar se janë arrestuar 12 udhëheqës së tifozerisë së Juventusi në një hetim të gjerë.

ANSA ka raportuar se janë arrestuar anëtarë të tifozerisë së Zonjës së Vjetër si, Drugh, Tradizione-Antichi valori, Viking, Nucelo 1985 e Quelli… di via Filadelfia.

Akuzat rëndojnë mbi ta se kanë kryer krime të ndryshme, përfshirë këtu konspiracione kriminale, shpërlarje parash dhe dhunë.

Sipas kësaj agjencie bëhet e ditur më tej se janë edhe disa akuza të tjera, mirëpo në ditët në vijim do të sqarohen të gjitha.

Kjo valë e arrestime vije dy muaj pasi ishin gjetur një arsenal me armë me shenja të Neo-Nazizmit, që lidheshin me tifozët e Bianconerëve.

loading…