Arrestimet e ish- deputetëve, ministri Xhafaj zbulon detaje, aksioni i shtrirë në 12 qytete

Në lidhje me operacionin e finalizuar dje në disa qytete të Shqipërisë reagoi edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas tij kjo po tregon se forca e ligjit është mbi gjithçka dhe mbi cilindo.

“Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Ministri zbulon detaje se në 3 ditë ka ndodhur një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës.

“Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor. Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP.

Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT”, shkruan ai.