Aro Muriq e nis me humbje aventurën te Foresti, pëson dy gola

Skuadra e re e portierit Aro Muriq, Nottingham Forest, ka pësuar humbje në shtëpi ndeshjen e parë kampionale në kuadër të Championshipit anglez kundër West Bromit me rezultatin 1-2.

Ndonëse ishte Foresti që avancoi qysh në minutën e 8 të ndeshjes përmes Matty Cash, kjo nuk zgjati shumë pasi që West Bromi shënoi dy gola brenda 11 minutave në pjesën e parë.

Reagimi i Muriqit në dy rastet nuk ishte i mirë. Kyle Edwards i West Bromit shënoi për rezultatin 1-1 pasi Muriqi e devijoi topin për ta dërguar atë në rrjetë, ndërsa Matt Phillips e kaloi skuadrën e tij në epërsi pas një goditjeje që fillimisht u duk sikur po krosonte, por goditja e tij kaloi mbi Muriqin duke e paraboluar atë.

loading…