Armenia mposht Maqedoninë Veriore, arrin në Ligën B

Armenia e ka mposhtur Maqedoninë Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vendasit shënuan fitore minimale prej 1 me 0, transmeton KOHA.

Hambardzumyan ishte ai që shënoi golin e vetëm në takimin e sotëm, kur po zhvillohej minuta e 55.

Kjo fitore e çon Armeninë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Armenia është lider në Grupin 2 të Ligës C me 11 pikë të mbledhura, derisa Maqedonia Veriore ka mbledhur 9 pikë.