Armend Thaqi shpallet futbollisti më i mirë në Superligë për vitin 2020

Mbrojtësi i Ballkanit, që edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtinës, Armend Thaqi është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2020.

FFK po mbanë ceremoninë e Laureatëve të vitit, ku aty Armend Thaqi është shpallur lojtari i vitit në Superligën e Kosovës.

Thaqi ka arritur të fitojë garën ndaj bashkëlojtarit Mirlind Daku dhe lojtari i Dritës, Astrit Fazliu.

Ai edicionin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, derisa u bë lojtari i parë që debuton të Kombëtarja e Kosovës nga Superliga e Kosovës