Trajneri

Armend Dallku: Dukagjini e meritoi inkuadrimin në Superligë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i lumtur me rikthimin në Superligë.

Ky i fundit ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

“Qyteti i Klinës e ka meritu Superligën. Kemi luftuar fort në dy fronte dhe nuk jemi dorëzuar. Kemi bërë një lojë të zgjuar dhe me angazhimin e lojtarëve besoj që e kemi merituar Superligën. Dua të falënderoj lojtarët për atë se çfarë treguan në këtë ndeshje”, deklaroi Dallku.