Armando Sadiku në 11-shen më të mirë të javës në Zvicër.
Rikthimi te goli por edhe paraqitja shumë e mirë që bëri në sfidën e tij të parë si titullar me Luganon në këtë sezon, nuk ka mbetur pa u shpërblyer.
Për golin që realizoi në sfidën ndaj Luzernit, sulmuesi kuqezi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër nga gazeta prestigjoze Blick.
Sadiku është rreshtuar në qëndër të sulmit në skemën 4-3-3 përkrah Sorgic të Thun dhe Nsame të Young Boys.








