Më 23 mars 1999, Armand Krasniqi kishte vendosur marrëdhënie të punës me Universitetin e Prishtinës.

Gjatë ngjarjeve të fundit që po zhvillohen në Arsimin e Lartë (AL), lidhur me Agjencinë e Akreditimit, temë janë bërë në veçanti Universitetet e reja Publike që kishte themeluar ish-Kryeministri Hashim Thaçi, në vazhdën e asaj se sa kanë kapacitete këto Universitete të mbajnë primatin që kanë si Universitete.

Në këtë drejtim mjaft kritik ishte Profesori i UP-së, Armand Krasniqi, i cili thekson se, në Universitetin e Pejës ka profesorë që nuk janë fare të profilit, por Ballkani.info ka hasur në një dokument që as z. Krasniqi nuk qëndron fare mirë në ndërtimin e karrierës së tij akademike, përkundrazi ai është në disavantazh kur thirret në profile dhe vlerat që duhet ti kenë këto Universitete.

Në dokumentin që e keni të bashkangjitur, shihet se ai me datë 23 mars 1999, një ditë përpara se të fillojnë bombardimet e NATO-s, kishte themeluar marrëdhënie të punës se bashku me disa kolegë të tjerë me UP – Shkolla e Lartë Ekonomike në Pejë, që në kuptimin parimor, në këtë periudhë kohore është diskutabile se sa ka pasur mundësi të mblidhet Këshilli mësimor dhe Senati i këtij Universiteti për t’i angazhuar të lartë përmëndurit.

Vlen të theksohet se Krasniqi ka qenë kandidat për Rektorë në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë, sa herë ka hapur konkurse për këtë pozitë, dhe nuk është zgjedhur asnjëherë për shkak se ai gjatë fazës së themelimit të këtij Universiteti kishte qenë kryesues i KD-së, dhe raportet e angazhimit qoftë të stafit akademik, poashtu edhe administrativ, kishin qenë subjekt i hetimit nga organet përkatese dhe ato të ndjekjes, gjithashtu, raportet e auditimit tregojnë një mënyrë aspak të mirë të menaxhimit gjatë asaj periudhe të shkurt sa kishte shërbyer z. Krasniqi si pjesë e atij institucioni.

Armand Krasniqi ka thënë mbrëmë se Universiteti i Prishtinës bën dallim tepër të madh nga universitetet tjera që fshihen pas UP-së dhe e luajnë rolin e zhurmuesit.

“UP ka programe shumë cilësore dhe tërheqja e disa programeve nuk është fundi i botës. Problemi është të universitetet tjera publike”, ka pohuar ai në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Sikur të vendoseshin kritere më të larta se që ka vendos tash dhe jam i bindur se mbi 50% e programeve do të ishin mbyllur, së pari mbi kriterin e profilit të pedagogëve”. Krasniqi ka thënë se në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ka profesor që mbajnë lëndë që kurrë në jetë nuk i kanë dhënë dhe që kurrë në to nuk kanë dhënë një provim.

“Në “Haxhi Zeka” punojnë disa profesor nga shkencat e sigurimeve dhe japin kontabilitet dhe auditim. Është situatë katastrofale”. Unë jam i lumtur që jam pjesë e UP –së që nuk e ka bërë asnjëherë këtë gabim. Të cilësia mund të kemi rënie-ngritje por megjithatë duhet të jemi krenar me UP-në. Është diametralisht e kundërt me universitetet tjera”, ka thënë Krasniqi. /Ballkani.info/