Arlind Ajeti në formacionin më të mirë në Serie C

Arlind Ajeti po jep paraqitje vërtet të mira me skuadrën e Pordenones në Serinë C italiane dhe për këtë arsye është vlerësuar nga “Eleven Sports”.

Mbrojtësi shqiptar është zgjedhur në formacionin më të mirë të Serisë C për gjysmën e parë të sezonit.

Ky duket dhe si një rikthim për Ajetin, i cili tërheq dhe vëmendjen për trajnerin e ri që do të vij në krye të stolit të Kombëtares.