Arjan Konomi me lot në sy zbulon se si Shërbimet Sekrete Serbe i shkatërruan jetën

Analisti dhe gazetari nga Shqipërie, Arian Konomi, ka folur për vizitën e tij që kishte bërë në Kosovë në kohën kur po zhvilloheshin protestat e studentëve kundër agresionit serb si dhe takmin e tij me celulat e para të UÇK’së në Drenicë.

“Interesat italiane ishin shumë të forta në Kosovë dhe një nga ato punët që unë do të bëja,ishte një raport në lidhje me telekomin italian që po e blinte telekomin jugosllav”.

“Interesat financiare ishin shumë të mëdha dhe një luftë e madhe mes shërbimeve sekrete, të cilët vendosën të më shkatërronin. Arritën deri diku, por nuk dua të flas tani”, thotë i përlotur gazetari Arjan Konomi në emisionin Kojshia Show.