Arifi thotë se kryetarja e re e Preshevës ka vetëm 3 mijë vota, ndërsa 15 mijë kanë qenë kundër saj

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në T7 se ai i ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale në këtë komunë por që pazaret politike e lanë jashtë postit të kryetarit.  

Ai thotë se kryetarja e re Ardita Sinani është votuar nga vetëm 3 mijë persona në Preshevë derisa mbi 15 mijë persona kanë votuar ndryshe.

“Ajo që ndodhi është dicka që fatkeqësisht po ndodh për herë të dytë në Preshevë. Një herë ka ndodhur kur kemi qenë në koalicion me këtë kandidate. Legal është kryetare por jolegjitime. Tash cka ka ndodhur është se kemi fituat bindshëm zgjedhjet. Kemi fituar edhe pa diasporën prezent në Preshevë. Kjo parti që ka lidhje të mira me Beogradin e ka bërë të pamundur votimin nga jashtë. Ata janë partia e tretë por e morën kryetarin. 15 mijë vota ka qenë kundër kësaj zonje ndërsa vetëm 3 mijë pro”, ka thënë ai.

“Në këtë kontekst është një fatkeqësi që po i ndodh Preshevës. Janë bërë bashkë edhe me pakica kundër neve. Ne përfaqësojmë të rinjtë dhe të rejat në Preshevë. Nuk kanë tjetër cfarë thonë. Kështu janë komunistët. Kinse po e mbajnë të vërtetën në dorë”, shtoi ai.