Shqiprim Arifi

Arifi: Në Washigton s’e gjeta as zyrën e kompanisë e as Faton Bislimin, në adresë ishte një fotokopje e postë

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i është rikthyer çështjes së kompanisë lobuese të Faton Bislimit.

Arifi në një video të publikuar në profilin e tij, pretendon se gjatë vizitës së tij në Washington ka vizituar pikërisht adresën që Bislimi e ka dhënë si adresë të kompanisë “Washington International Affairs”.

Kreu i Preshevës ka thënë se duke qenë se Bislimi ka marrë 125 mijë euro nga Fondi Për Luginën, atëherë e ka parë të domosdoshme që të vizitojë kompaninë në fjalë.

Por Arifi thotë se në adresën e dhënë s’ka gjetur as zyrën e “Washington International Affairs” e as vetë Faton Bislimin. Aty siç tregon kreu i Preshevës ka gjetur një zyrë fotokopjesh dhe shërbimeve postare.

Reagimi i plotë:

 Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Ëashington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

Ndiqeni!