Argjentina rikthen buzëqeshjen, rrit gjasat për kualifikim

Argjentina ka marrë fitore shumë të madhe sot ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të fazës së Grupeve.

Kombëtarja  e Lionel Messit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 me golat e Lionel Messit dhe Fernandezit për ta qetësuar paksa atmosferën pas humbjes turpëruese që pësuan në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite.

Argjentina tash ka 3 pikë dhe pret fitore në ndeshjen e fundit kundër Polonisë për të kërkuar kualifikimin tutje në Botëror.