Argjentina zhgënjeu sërish në Copa America, pasi në ndeshjen e dytë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Paraguajit.
Trajneri Scaloni kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke luajtur me Messin dhe Lautaro Martinezin në sulm, por “Albicelestët” e panë veten në disavantazh në minutën e 37′, pas golit të Sanchez.
Në “Mineirao” të Belo Horizontes ishte Lionel Messi që ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 57′ të takimit, duke rivendosur baraspeshën.
Vetëm 5 minuta më vonë Paraguaji shpërdoroi një mundësi “të artë” për t’u rikthyer në avantazh, pasi Gonzalez gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.
Sfidën e fundit në grup Argjentina do ta luajë përballë Katarit, ku i duhet fitorja për të shpresuar në kalimin në çerekfinale, ndonëse tani nuk ka çdo gjë në dorën e saj.
https://m.youtube.com/watch?v=YpUfs1Bx9i0







