Argjentina mposht Francën dhe arrin finalen e Kampionatit Botëror

Argjentina është finalistja e dytë në Kampionatin Botëror të basketbollit që po mbahet në Kinë.

Kombëtarja “Albiceleste” triumfoi me rezultat të thellë 80-66 përballë Francës. Gjatë gjithë takimit Argjentina ishte dominuese përballë “Gjelave”, që duket se e vuajti lodhjen e akumuluar në takimin çerekfinal ndaj SHBA-ve.

Kjo është hera e parë që Argjentina arrin finalen e Kampionatit Botëror prej vitit 2002, kur u mposht nga ish Jugosllavia, teksa të dielën do të ballafaqohet me Spanjën me ndeshjen që fillon prej orës 14:00.

loading…