Reprezentuesi i Kosovës

Ardit Tahiri zyrtarizohet te Dinamo

Ardit Tahiri karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri, te Dinamo City.

Reprezentuesi i Kosovës U21 është zyrtarizuar ditën e sotme te klubi shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Tahiri nga vera e vitit 2021 ishte pjesë e Dritës. Ai më herët ka luajtur edhe te Besa e 2 Korriku.

Njoftimi i plotë nga klubi i Dinamos (pa ndërhyrje):

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!

21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.

Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore”.