Ardian Ismajli transferohet tek Empoli

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është transferuar tek Empoli. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1996 ishte pjesë e Spezias në sezonin e kaluar, tek i cili klub ishte transferuar nga Hajduku i Splitit në verën e vitit 2020.

24-vjeçari u paraqit me Spezian në 17 ndeshje të Series A, ku shënoi një gol dhe bëri edh dy asistime.

Empoli do të bëjë gara në Serie A këtë sezon. Edicionin e kaluar përfundoi në vendin e parë në Serie B. Te kjo skuadër luan edhe futbollisti tjetër shqiptar Nedim Bajrami.