Ardian Ismajli transferohet tek ekipi i Serie A

Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli ka kompletuar transferimin nga Hajduku i Splitit te skuadra italiane, Spezia.

Spezia në edicionin e ri do të luajë në Serie A. Ismajli me Spezian ka firmosur për tri vjet.

“Lojtari nga Majaci i Kosovës, që luan në qendër të mbrojtjes, ka rënë në sy gjatë kohës te klubi me traditë i Kroacisë. Në edicionin e fundit ka luajtur në 28 ndeshje, kurse në total ka 93 paraqitje për skuadrën nga Spliti. Ismajli ka edhe përvojë të mirë ndërkombëtare. Ka 11 paraqitje për Shqipërinë”, ka njoftuar Spezia në faqen zyrtare.

23-vjeçari me kalimin te Spezia ka bërë hap shumë të madh në karrierë.