Ardian Ismajli

Ardian Ismajli refuzon një ofertë të madhe për ta ndihmuar Empolin

Ardian Ismajli ka vendosur të mbetet te Empoli, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka mundur të largohet këtë afat kalimtar të janarit nga Empoli, por e ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme.

Ka qenë skuadra ruse Lokomotiva e Moskës që ka bërë ofertë për transferimin e Ismajlit, por ky i fundit nuk ka pranuar transferimin në Rusi.

Gazetari italian Nico Schira ka raportuar se oferta e rusëve ishte shumë e mirë, por Ismajli ka vendosur të qëndroj te Empoli dhe ta ndihmoj këtë skuadër për të mbetur pjesë e Serie A.

Sipas gazetarit italian oferta nga Lokomotiva e Moskës ka qenë shumë e mirë financiarisht për lojtarin, megjithatë palët mund të bisedojnë vetëm në verë.

27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Empoli dhe një nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë sezon në Serie A.

Megjithatë ai nuk dëshiron të largohet në janar nga kjo skuadër dhe largimi i tij do të ndodhë në verë.