Ardian Ismajli përfshihet në ekipin më të mirë të muajit në Evropë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli po kalon formë shumë të mirë te skuadra e Empolit në Serie A

Këtë e dëshmojnë edhe statistikat shumë të mira në fushë, derisa faqja e njohur Softasocere e ka futur atë në ekipin më të mirë të muajit gusht 2022.

Ai kështu është përfshirë në ekip së bashku me yjet Messi e Neymar derisa në fazën e mbrojtjes është me Pavardin e Bayern Mujnichut dhe Hernandez i Milanit.