Ardhja e Pochettinos në PSG ndikon në të ardhmen e Mauro Icardit

Performanca e Moise Kean gjatë gjysmës së parë të sezonit 2020-21 ka bërë që Mauro Icardi të bëhet një zgjedhje e dytë për skuadrën e Paris Saint-Germain.

Për më tepër, thashetheme të ndryshme nga media si “Diario” dhe “AS” sugjerojnë një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Paulo Dybala e Juventusit.

Përkundër zhurmës jashtë fushe mbi të ardhmen e Icardit, 27-vjeçari nuk do të largohet nga “Les Parisiens” në të ardhmen e afërt, raporton “TyC Sports”.

Sulmuesi nga Argjentina dëshiron të shoh se si do të rrjedhin gjërat nën urdhërat e trajnerit të ri Mauricio Pochettino, përcjell KosovaPress.

Me kampionët e Ligue 1 që kanë paguar 50 milionë euro për Icardin, ata kanë nevojë për të marrë më shumë nga sulmuesi i tyre, dhe përfaqësuesi i Argjentinës.