Arda Turan dënohet me 2 vjet e tetë muaj burgim me kusht

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan është dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim me kusht me tri akuza për vepra penale.

Goal raporton se ai është dënuar me burgim me kusht për shtënie me armë zjarri që ka shkaktuar frikë e panik, për posedim ilegal të armës dhe për lëndim të qëllimshëm.

Ylli turk, aktualisht në huazim te Istanbul Basaksehir, ishte përfshirë në një zënkë me këngëtarin turk Berkay Sahin, më 10 tetor 2018.

Pas grindjes Sahin kishte thyer hundën dhe Arda më pas kishte shkuar në spital atë natë me një armë, dhe kishte qëlluar në tokë gjë që ka shkaktuar panik.

Turan gjithashtu akuzohej për ngacmim seksual të gruas së Berkay Sahinit.

Megjithatë ai nuk pritet të kalojë ndonjë ditë në burg, derisa nuk e përsërit ndonjërën prej këtyre akuzave për një periudhë pesë vjeçare.