Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Ferizajt, njofton faqja zyrtare e klubit, raporton Demokracia.com.

Sipas një deklarate të publikuar nga faqja zyrtare e klubit, Morina është shprehur i pakënaqur me disa çështje të brendshme të klubit.

Kjo dorëheqje e Morinës vjen vetëm pak orë pas barazimit 1:1 me Gjilanin në xhiron e dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Postimi i plotë i klubit dhe deklarata e Morinës pas dorëheqjes:Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun.

Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin.Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë. Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina për faqen zyrtare të klubit.Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falenderuar Morinën për kontributin e tij 1 vjeçar në krye të ekipes, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen./Demokracia.com/