Gjatë ditës së sotme do zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Njëra nga ndeshjet do zhvillohet mes skuadrës që këtë sezon bëri debutimin në elitën e futbollit kosovar, Arbërisë, dhe Prishtinës. Të dy skuadrat hyn në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e parë.
Skuadra nga Lipjani regjistroi fitore në udhëtim te Trepça ’89 me rezultatin 0-2, kurse kryeqytetasit si vendas shënuan fitore 3-0 ndaj Drenicës.
Ndryshe, ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq me fillim prej orës 16:00 dhe tashmë nga të dy skuadrat janë bërë të ditura edhe formacionet.
Formacioni zyrtar i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Formacioni zyrtar i Arbërisë: Thaqi, Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira, Koshtanjeva. Kryetrajner: Arbnor Morina.







