Arbëria mposhtët thellë nga Feronikeli, Morina zbulon problemin e madh

Arbëria ka pësuar humbjen e 11-të këtë sezon dhe të dytën në stinorin pranveror. Në ndeshjen e luajtur në Ferizaj, Arbëria humbi nga Feronikeli me rezultat 3:0.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, deklaroi pas ndeshjes se moskonkretizimi i rasteve po u kushton shumë.

“Futbolli luhet për me kalu topi vijën fatale. Te ne rastet e qind për qindta nuk po i realizojmë. Rezultati tregon se ku kemi qenë ne, e ku janë ata. Feronikeli mori pikët në saje të rasteve që i konkretizoi. Djemtë luftuan dhe i përgëzojë për angazhimin. Gabimet që po bëjmë kanë me ndiku shumë. Duhet shumë përmirësime”, tha Morina. Arbëria renditet në vendin e tetë me 25 pikë.