2-3

Arbëria e shokon Ballkanin në Suharekë

Mbyllen ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Në Suharekë, Ballkani e priti Arbërinë ku është turpëruar dhe duke humbur kështu shanset për titull.

Ballkani u mund të shtëpi me rezultatin 2-3.

Tani, Ballkani ka mbetur pesë pikë prapa liderit, Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit.

Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë. Në Skenderaj, Drenica e priti Llapin.

Vendasit, që po luftojnë për mbijetesë, e mundën Llapin që gjithashtu gjendet në zonën e rrezikshme, sfidë që përfundoi 4-2.

Kështu, Drenica arriti t’i dalë sipri Llapit në renditje, që tani ka 41 pikë, kurse Llapi 39.