Arbëria e promovuar dhe Prishtina ndahen baraz në Obiliq

Arbëria dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e promovuar këtë vit dhe ajo më e trofeshme në vend kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen që u zhvillua në Obiliq.

Arbëria kaloi në epërsi që në minutën e 10-të me një gol shumë të bukur nga distanca e Dion Zabërgjës.

Rezultatin e barazoi Otto John në minutën e 35-të të ndeshjes.