Anësori i Kosovës

Arbër Zeneli zbulon arsyen e zgjedhjes së Kosovës para Suedisë

Arbër Zeneli po e shijon aventurën e re në Francë me skuadrën e Reims.

Por, kudo që shkon, si në Holandë e tani edhe më Francë, Zeneli nuk e harron Kosovën dhe flet për vendin e tij me shumë krenari.

”Ishte e vështirë ta lë Suedinë sepse isha pjesë e ekipit U-21, ata më thanë që do të më japin një rast për ekipin e parë dhe nuk ma dhanë. Kjo ishte ndër arsyet e largimit, por sigurisht jo e vetmja”, deklaroi Zeneli për mediat franceze.

”Unë dëgjova zemrën time. Edhe pse nuk kam lindur në Kosovë, ai është vendi i prindërve të mi, unë kam gjakun nga ai vend”.

”Jam shumë krenar dhe shumë i lidhur me vendin tim. Prandaj, jam i kënaqur që jam pjesë e Kosovës”, shtoi ai.

Zeneli u shpreh optimist për kualifikimin e “Dardanëve” në Kampionatin Evropian.