Arbër Zeneli viziton qytetin e tij të zemrës

Ndeshja kundër Anglisë ka mbledhur në Kosovë numër të madh të personaliteteve sportive.

Në mesin e tyre, në “Fadil Vokrri” ka qenë edhe Arbër Zeneli.

Yii i Reims dhe i Kosovës, ka qenë i pranishëm në “Fadil Vokrri” në sfidën kundër Anglisë, për të mbështetur shokët e skuadrës.

Këtë udhëtim në Kosovë, Arbër Zeneli e ka shfrytëzuar për të parë edhe familjarët dhe miqtë e tij.

24 vjeçari ka vendosur që gjatë këtij qëndrimi në Kosovë, të vizitojë qytetin e tij, Mitrovicën, ku jetojnë një numër i madh i të afërmve të tij.

Zeneli po vazhdon të rikuperohet pas lëndimit në ligamente në sfidën kundër Malit të Zi.

Ai pritet të rikthehet në fushën e blertë në fillim të vitit të ardhshëm.