Arbër Zeneli është shprehur i lumtur për golin e tij të parë me klubin e ri, Stade de Reims, të cilin thotë se ia kushton dikujt shumë të veçantë.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Zeneli e shënoi golin e tij debutues për Reims në fitoren 2-4 kundër Montpellier të dielën në Ligë 1, një muaj pas transferimit nga Heerenveni.
Ai i ka quajtur fantastikë bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e së dielës, në fitoren që ai shkëlqeu me gol dhe asist.
“Jam i lumtur që e shënova golin e parë për klubin”, shkroi Zeneli në Instagram.
Golin e parë në fanellën kuqebardhë, 24-vjeçari i dedikon dikujt të veçantë.
“Golin ia dedikova dikujt të veçantë, e di ajo kush është”, shtoi ai.
https://www.instagram.com/p/BuTGaDIHK7X/?utm_source=ig_embed
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 – ai i cili e udhëhoqi vendin drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve – feston sot 24 vjetorin e lindjes në një klub dhe ligë të re.
Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje
Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 24-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille, 6 kundër Toulouse, 40 mundër Rennes dhe 90 minuta të plotë kundër Montpellier.
Ai tani regjistron një gol dhe dy asiste për Reims.







