ARBËR ZENELI spektakolar: Reims shënon 2 gola për 3 minuta fal yllit kosovar

Arbër Zeneli është rikthyer në formën më të mirë të mundshme.

Reims po luan në udhëtim te Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Ligue 1.

Reims po fiton 2-0 dhe në të dy golat protagonist ka qenë edhe Arbër Zeneli.

Ylli kosovar në minutën e 15-të asistoi për mrekulli te Abdelhamid, derisa tre minuta më vonë pas një goditje të bukur që u prit nga portieri, në tentimin e dytë arriti të shënonte Dia.