Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli, e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të muajit mars në skuadrën e tij, Stade de Reims, pasi që tifozët mbetën të mahnitur me paraqitjet e tij gjatë ndeshjeve të këtij muaji.
Për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në skuadrën e Stade de Reims votuan tifozët, të cilët vendosin ta shpërblejnë Arbër Zenelin për paraqitjet e tij me klubin francez në Ligue 1.
“Ai u votua më i mirë në mars! Autori i dy golave dhe katër asisteve e merr çmimin e tij të parë për lojtarin më të mirë të muajit”, shkruan faqja zyrtare e Stade de Reims mbi foton e publikuar në Twitter.
🏆 Il avait été plébiscité en mars ! Auteur de deux buts et quatre passes décisives, le milieu rémois a reçu son premier trophée de #JoueurDuMois 👏 pic.twitter.com/leqkKApDB8
— Stade de Reims (@StadeDeReims) May 7, 2019
Zeneli u shpërblye vitin e kaluar edhe me çmimin për futbollistin më të mirë kosovar nga Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të kontributit që e dha në suksesin e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve.
Pasi e fitoi këtë çmim, Zeneli e mori një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar nga Heerenveeni në Reims, gjatë afatit kalimtar të këtij janari.
Që nga atëherë, ai ka qenë mjaft mbresëlënës me skuadrën e tij në Ligue 1 dhe statistikat e tij të mira sa i përket asisteve bëjnë që ai të renditet përkrah Lionel Messit e Eden Hazardit.







