Në Francë është momenti i Arbër Zenelit.
Sulmuesi anësor i përfaqësues së Kosovës i cili u transferua nga Herenveen te Reims në merkaton e janarit, pas një fillimi disi të vështirë për shkak të ambientimit tashmë ka filluar të shpërthejë me gola dhe asiste.
Falë finalizimit në sfidën e fundit ndaj Dijon por edhe formës së mirë të treguar në fushë, Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Francë.
23-vjeçari është vlerësuar me notën 8,5 për paraqitjen e tij dhe vetëm dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës janë vlerësuar me lart se Zeneli, Pepe i Lille me 9 dhe Pieters i Amines me 8,6.








