Përpos Italisë, Anglisë e Turqisë, për Arbër Zenelin është hapur edhe një pistë e re.
Sipas portalit “AD”, futbollisti kosovar kërkohet në Francë.
Interesim për të ka shprehur klubi i Reims, që është në vendin e 10-të në elitën e futbollit të francez.
Drejtuesit e klubit duan përforcime në fazën sulmuese, pasi që skuadra ka shënuar vetëm 17 gola në 21 ndeshje.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ofertë zyrtare dhe nëse Zeneli do ta shqyrtojë atë.








