Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është në 11-shën e javës në Ligue 1 dhe kjo falë paraqitjes së tij në ndeshjen e fundit kundër Montpellier kur ekipi i tij ka triumfuar me rezultat 2-4.
Zeneli në këtë takim kishte dhënë kontribut mjaft të madh duke shënuar një gol dhe duke asistuar.
Lojtari me prejardhje nga Kosova kishte asistuar edhe në ndeshjen e kaluar kundër Rennes.








