Kosovari

Arbër Zeneli ia nxjerr një pikë Reimsit në udhëtim

Arbër Zeneli ka shënuar përsëri për klubin e tij, Stade de Reims, në barazimin 1:1 kundër Dijonit, në kuadër të xhiros së 28-të të Ligue 1.

Kosovari shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 1:0 skuadrën e tij.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, rezultati u barazua, pasi që Naim Sliti shënoi për klubin vendas, nga pika e penalltisë.

Kjo pikë bën që Reims të mbetet në pozitën e gjashtë në tabelën e Ligue 1, vetëm një pikë larg Marseille dhe kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm .

Që kur Zeneli është transferuar në Francë te Reims, në 6 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar tre asistime.