Sulmuesi i Heerenvenit, Arbër Zeneli ishte në formë të jashtëzakonshme mbrëmë në fitoren e thellë të Kosovës 4-0 ndaj Azerbajxhanit në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Zeneli i ka treguar ndjesitë e tij pas suksesit të Kosovës përmes një postimi në Instagram.
“Hettriku i parë në karrierën time, dhe ndodhi me shtetin tim. Moment që nuk do ta harroj. Mbështetja ishte e mrekullueshme”, ka shkruar Zeneli.
23 vjeçari ka shënuar 4 gola në kampanjën e Kosovës në Ligën e Kombeve.







