Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 5, Arbër Tolaj, ka shpalosur qëndrimet e tij lidhur me furnizimin e institucioneve shëndetësore me barna nga Lista Esenciale, duke theksuar se Aleanca ka një plan konkret për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.
Sipas Tolajt, një nga prioritetet kryesore është menaxhimi i buxhetit me transparencë të plotë, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të sigurt dhe të vazhdueshme në barnat e nevojshme.
“Aleanca ka plan konkret sa i përket furnizimit me barna nga Lista Esenciale, duke menaxhuar buxhetin me transparencë të plotë. Po ashtu, duke penalizuar kompanitë që nuk u përmbahen afateve për furnizim”, ka deklaruar Tolaj.
Ai ka theksuar se përveç rritjes së llogaridhënies në sistemin e prokurimit dhe furnizimit, programi i AAK-së parasheh edhe masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë që nuk respektojnë kontratat dhe afatet e furnizimit me barna.
Tolaj po garon në zgjedhje me numrin 5 në listën e AAK-së, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për programin që, sipas tij, synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe garantimin e barnave esenciale për të gjithë pacientët.
Në postimin e tij, ai ka përsëritur edhe sloganin zgjedhor të AAK-së: “Siguri, Energji, Zhvillim”.







