Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 5, Arbër Tolaj, ka vizituar vendlindjen e tij, Pobërgjën, nga ku ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe angazhimi për të ardhmen e Kosovës.

Në një postim publik, Tolaj ka theksuar lidhjen emocionale me vendlindjen, duke nënvizuar se çdo hap dhe çdo fytyrë në Pobërgjë bart kujtime dhe histori, të cilat, sipas tij, e rrisin ndjenjën e përgjegjësisë dhe fuqinë e besimit.

Ai ka deklaruar se nga Pobërgja vazhdon rrugëtimin politik me zemër plot, krah qytetarëve, për ndërtimin e një Kosove më të drejtë, më të zhvilluar dhe më njerëzore.

“Besimi dhe mbështetja e vendlindjes sime janë motiv i madh për të vazhduar përpara”, ka theksuar Tolaj, duke falënderuar banorët e Pobërgjës për përkrahjen e dhënë.