Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar problemin e listave të gjata të pritjes në QKUK si një nga dështimet më të mëdha të qeverisjes aktuale.
Sipas Tolajt, qytetarët po detyrohen të presin me muaj e madje me vite për shërbime jetike shëndetësore, si rezonanca magnetike, vendosja e stentave në zemër, operacionet ortopedike dhe ndërhyrjet në Kirurgjinë Vaskulare e klinika të tjera.
Postimi:
Listat e pritjes në QKUK janë dështimi më i madh dhe më i dhimbshëm i këtij pushteti.
Sot, qytetarët tanë presin me muaj e vite për një Rezonancë Magnetike, për një stentë në zemër apo për një operacion ortopedik, në Kirurgji Vaskulare dhe shumë klinika e spitale të tjera.
Kjo nuk është mungesë parash, por anarki menaxhues, paaftësi e pastër dhe mungesë totale e vullnetit për t’i dalë zot pacientit.
Listat e pritjes do të bëhen transparente në sistem. QKUK duhet të shkarkohet, operacionet elektive dhe procedurat diagnostika do të kryhen me kapacitet të plotë nëpër spitalet rajonale, më afër qytetarëve.
#DrArberTolaj5 #AAK128
#SiguriEnergjiZhvillim







