Mjeku i njohur kosovar, Arbër Tolaj, ka bërë të ditur se në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit do të kandidojë me numrin 5 në listën e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Përmes një postimi, Tolaj njoftoi se AAK-së i ka rënë numri 128 në shortin për renditjen e subjekteve politike, ndërsa ai vetë do të mbajë numrin 5 në listën zgjedhore.
“Sot, u hodh shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të garojë me numrin 128, ndërsa unë në këtë listë mbaj numrin 5”, ka shkruar Tolaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të votojnë “me mendje e me zemër për të ardhmen tonë”, duke shtuar në fund edhe mesazhin: “Na priftë e mbara!”.







